Epilogu

“13 të arritura të pabesueshme për 13 vjet shtet, nga statistikat e huaja për Kosovën”

Eksperti i çështjeve të Bashkimit Evropian, Agron Hoti, duke iu kundërvënë kritikave për ngecjen e Republikës së Kosovës, vë në pah 13 të arritura të pamohueshme të shtetit më të ri në Evropë, pas pavarësimit të saj 13 vjeçar.

“Në këto 13 statistika për 13 vite shtet, në shtetin më të izoluar në Evropë, që për dallim prej rajonit, në vitin 1999 ishte bërë shkrumb e hi dhe ku as kufomat nuk po gjendeshin nga gjenocidi serb”, shkruan Hoti, duke parashtrua ato, një nga një.

Ja 13 të arriturat për 13 vjet shtet, sipas z. Hoti:

  1. Sipas Bankës Botërore për periudhën 2008-2019 Kosova ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon;
  2. Në tetor 2013, Banka Botërore e kishte radhitur Kosovën në 10 vendet top reformuese në botë sa i përket të bërit biznes;
  3. Në tetor 2018, Banka Botërore sa i përket të bërit biznes kishte thënë “Kosova ka vazhduar të përmirësojë lehtësimin e të bërit biznes, duke iu afruar kufirit të praktikave më të mira globale në rregullimin e biznesit”;
  4. Sipas USAID, në Raportin e të Bërit Biznes 2018 thuhej“Kosova është ngritur me 20 vende të shquara në të 40-in në të gjithë botën për t’u bërë reformatori kryesor në Evropë këtë vit.”
  5. Sipas raportit të Bankës Botërore për vitin 2020 thuhet që “Kosova është në mesin e 20 ekonomive më të mira më të përmirësuara në botë.”
  6. Sipas ueb faqes zyrtare të Bankës Botërore thuhet që “rritja ekonomike e Kosovës në dekadën e kaluar ka tejkaluar fqinjët e saj.”
  7. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bashkimit Evropian, Kosova ka rrugët më të sigurta në rajon;
  8. Sipas World Justice Project 2020, Kosova ka ecur në Sundim të Ligjit më shumë se çdo shtet në rajon;
  9. Sipas Crime Index by City 2021 në 109 qytete të Evropës, kryeqytetet e BE-së e rajonit prijnë sa i përket niveleve të larta të krimit, ndërkohë që Prishtina nuk figuron fare.
  10. Kosova edhe pse ka tejkaluar rajonin sa i përket përmirësimit të infrastrukturës publike, vazhdon ta ketë borxhin më të ulët publik në Evropë.
  11. Kosova me vetëm 13 vite shtet ka arritur ta kompletojë strukturën institucionale brenda dhe jashtë vendit prej zyrtarit më të ulët e deri te Gjykata Kushtetuese.
  12. Kosova vazhdon të ketë liri të shprehjes më shumë se çdo shtet në rajon. 13. Kosova ka më së shumti vetura për kokë banori në rajon si dhe Kosova është i vetmi shtet në botë që për vetëm 22 vite çlirim dhe

    13. vite shtetësi ka arritur që nga shkrumbi e hiri i vitit 1999 ta zhdukë hendekun e standardit jetësor fshat-qytet. Ka shumë shtete në botë që as për së afërmi s’e kanë arritur përfshirë rajonin, Amerikën e Mesme e Jugore, Kinën, Indinë, Rusinë, Indonezinë, etj. Sigurisht që nuk janë rregulluar të gjitha gjërat, por nga shkrumbi e hiri i vitit 1999 në jetë normale në 2021 është diçka e jashtëzakonshme. Agron Hoti, ekspert i Bashkimit Evropian.
Exit mobile version