EKSLUZIVE: “Të preferuarit e Bajram Kosumit për pozitat e Dekanëve”
Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, me datë 28 mars 2019, mori vendim për Shpalljen e Zgjedhjeve të Përgjithshme në Universitetin “Kadri Zeka”.
Burimet e redaksisë tonë tregojnë se në fund të këtij muaji, respektivisht në muajin prill do të përfundojnë zgjedhjet në Senat, e në muajin maj pritet të zgjedhen Dekanët.
Mësohet se gara më interesante do të zhvillohet për pozitën e drejtuesve të katër fakulteteve, më saktësisht të Dekanëve.
Rektori i Universitetit z. Bajram Kosumi, është duke bërë përpjekje maksimale që njerëzit e tij të ndëgjueshëm dhe lojal të vendosen në pozitat drejtuese të Universitetit.
Burimet e sigurta të redaksisë tonë brenda Universitetit “Kadri Zeka”, tregojnë për faktin se z. Kosumi dhe të afërmit e tij kanë filluar një presion të jashtëzakonshëm ndaj pjesës tjetër të kolektivit të cilët nuk i shkojnë atij për shtati.
Filozofinë absolute, dominuese, fisnore dhe klienteliste z. Kosumi e filloi me marrjen e pozitës së Rektorit. Njerëzve të afërm të tij u premtoi se pasi ta fillojnë dhe përfundojnë doktoratën, do tua sigurojë nga një vend pune si Profesor, apo Asistent në Universitetin “Kadri Zeka”.
Pikërisht edhe ashtu ndodhi. Miqtë e tij për një periudhë të shkurtër kohore u inkuadruan në Stafin e Rregullt Akademik, në Këshillin Drejtues, në Senat e në pozita të tjera drejtuese.
Dhjetori i vitit 2015 ishte viti kulminant ku miqtë dhe të besueshmit e rektorit Kosumi do ta marrin dritën e gjelbër për profesor asistent të rregullt.
Një profesor i UKZ-së, në kushte anonimiteti i ka thënë redaksisë tonë se “Përreth rektorit janë mbledhur një numër i madh i servilëve, ku secili prej tyre mundohet t’ia fshijë më shumë këpucët Rektorit. Ai i cili tregohet më i shkathët në këtë drejtim do të triumfojë”.
Këtu tregohet edhe shkalla e nënshtrimit nga disa persona, vetëm e vetëm për të arritur në pozitat drejtuese, apo për të krijuar një raport mirëbesimi me Rektorin Kosumi.
Redaksia jonë ka siguruar emrat e të preferuarëve të Rektorit Kosumi për pozitat e Dekanëve.
Në pozitën e Dekanit të Fakultetit të Edukimit – ai e parasheh z. Merxhan Avdyli.
Në pozitën e Dekanit të Fakultetit të Juridikut – ai e parasheh z. Dukagjin Leka.
Në pozitën e Dekanit të Fakultetit të Ekonomikut – ai e parasheh z. Xhevat Sopi.
Në pozitën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike – ai e parasheh z. Xhevdet Thaqi.
Por kush janë profesorët e mësipërm dhe njëkohësisht të ledhatuarit e Rektorit Kosumi?!
– Profesor Asistent Merxhan Avdyli është mik i hershëm dhe me siguri më i afërmi i z. Kosumi. Ai u pranua si staf i rregullt akademik, me titullin Profesor Asistent i Rregullt, pikërisht pak muaj pasi u bë Rektor z. Bajram Kosumi. Ai momentalisht është edhe anëtar i Bordit (Këshillit Drejtues).
– Profesor Asistent Dukagjin Leka, si staf i rregullt akademik, njësoj si i lartpërmenduri u pranua pak muaj pasi z. Kosumi fitoi pozitën e Rektorit. Ai momentalisht e mban edhe pozitën e Pro Rektorit për Marrëdhenie Ndërkombëtare.
– Profesor Asistent Xhevat Sopi, poashtu u inkuadrua si staf i rregullt akademik pak muaj pasi z. Kosumi u bë Rektor. Ai momentalisht është Prodekan i Fakultetit të Ekonomikut.
– Profesor i Asocuar Xhevdet Thaqi, momentalisht është Dekan i Shkencave Kompjuterike. Ai gjithashtu është edhe pjesë e Senatit të UKZ-së.
Problematikat janë shfaqur në Edukim.
Redaksia jonë mëson se Merxhan Avdyli ka kërkuar një interpretim ligjor, se a paraqet Konflikt Interesi mbajtja e dy pozitave njëkohësisht, ajo e anëtarit të bordit të Universitetit dhe ajo e Dekanit të Fakultetit të Edukimit.
Gjithashtu probleme, debat dhe tensione ka pasur edhe në mbledhjet e tjera të këshillave të fakulteteve.
Disa të tjerë janë të kënaqur me pozitën e pro rektorëve. Por, duke e pasur parasysh që rektori Kosumi nuk e ka aspak të sigurtë rizgjedhjen në këtë pozitë, kjo i ka shtyrë që të mendojnë të garojnë për pozitën e Dekanëve. Mos të harrojmë që pro rektorët emërohen nga Rektori i Universitetit.
Dekanët aktual e kanë filluar mandatin me 2 maj të vitit 2016.
Burimet tona tregojnë se pavarësisht presionit, një pjesë e madhe e profesoratit ka filluar publikisht ndeshjen me Rektorin Kosumi dhe grupacionin e sofistikuar të tij.
Pavarësisht frikës në vetvete, profesorë të caktuar shprehen se me ardhjen e z. Kosumi në krye të Universitetit, pothuajse shumëçka u degradua dhe nevojitet një punë skajshmërisht e madhe për ta orientuar në binar përsëri Universitetin “Kadri Zeka”.
Redaksia jonë para pak javësh ka treguar edhe prapaskenat për rizgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm. /epilogu/