Epilogu

1992: Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij u sulmuan me sopatë, miku i tij gjuajti në ajër me armë

Në vitin 1992 në Runik të Skenderajt Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tij u sulmuan me sopatë. Ata shpëtuan pasi një bashkëluftëtar i Kadri Veselit gjuajti me armë në ajër për t’a zbrapsur sulmin. Në atë kohë askush nuk besonte se ka luftëtarë të UÇK-së që ishin bërë gati dhe sulmonin forcat serbe. Për atë edhe u sulmuan.

Këtë rrëfim e tregoi vet Kadri Veseli. Ai tregoi edhe një rrëfim tjetër kur bashkë me Nait Hasanin në vitin 1993 ishin ndaluar nga shumë qytetarë lokal në Malishevë dhe ia kontrolluan rimorkion.

Edhe me Heroin Luan Haradinaj, në vitin 1996, Kadri Veseli e kishte një histori të ngjashme. I kishin ndaluar për t’i kontrolluar ngarkesën në kali ku kishin mbajtur armë.

Kadri Veseli i tregoi këto rrëfime për t’i treguar opinionit publik se në fillim askush nuk ka besuar që ka qytetarë që kanë guxuar t’i kundërvihen Serbisë.


VIDEO:

https://epilogu.com/wp-content/uploads/2021/05/10000000_107864961373613_4989508322230939029_n.mp4
Exit mobile version