Fred Abrahams jetoi për periudha të gjata në Shqipëri dhe Kosovë, mbajti shënim për gjithçka dhe punoi për të zbardhur ngjarje që kishin ndodhur. Pastaj, ai botoi një libër me titullin “Shqipëria e Re”. Ai tregon se shumëkush e ka quajtur edhe “Agjent të CIA-s”.
Ai ekskluzivisht në librin e tij tregoi se si një zyrtar amerikan kishte komunikuar me ushtarët e UÇK-së që kishin ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë. Ai thekson se “Në prill, disa qindra vullnetarë, të njohur si Brigada e Atlantikut, erdhën nga Shtetet e Bashkuara. Në veri, para dislokimit në front, atyre u bëri vizitë një zyrtar amerikan, kujtoi njëri nga vullnetarët. “Ne do ta fitojmë këtë luftë”, tha zyrtari, sipas tregimeve të atyre që ishin atje.
“Ju, ushtarë të Atlantikut, ju përfaqësoni edhe Amerikën. Jepni serbëve ca shqelma bythëve, djema. Ju vaftë mbarë”.
Shqiptarët e Amerikës po dërgonin gjithashtu miliona dollarë dhe armë pa kundërshtime nga qeveria e tyre.