fbpx
Lajme

VV-ja rehaton në KEK struktura, familjarë e aktivistë të VV-së, këta janë emrat

Miqtë e VV-së, strukturat e degëve dhe aktivistët e partisë po vazhdojnë të shpërblehen me punësime në punë të shtetit, ngjashëm si në rastet e qeverive paraprake.

Kësaj here, njerëzit e VV-së u shpërblyen me rroga të shtetit. Megjithatë për t’u punësuar gjatë qeverisjes së VV-së, vota ndaj partisë nuk mjafton, patjetër duhet të jesh mik, strukturë apo aktivist.

Vatra e punësimeve politike, KEK-u, së fundmi ka hapur një konkurs të ri, ku ngjashëm si qeveritë paraprake, edhe kjo e Kurtit nuk e ka lëshuar mundësinë t’i pranojë në punë njerëzit e vet.

Tjetër premtim i Qeverisë Kurti u shkel me punësime në KEK, apo ndoshta edhe kësaj radhe – sikur emërimet në borde – njerëzit e VV-së janë profesionistë dhe e meritojnë?

Nga KEK-u, rroga do të marrin pjesëtarë të strukturavetë V V-së, familjarë të tyre dhe aktivistë të lëvizjes.

Një ndër të punësuarit, Florent Berisha, është mik shpie i Halil Thaçit – kandidat për kryetar të Obiliqit nga Vetëvendosje.

Rrogë të KEK-ut do të marrë edhe shefi i VV-së në Kuvendin e Obiliqit – Sami Ahmeti. Pos tij, me punë të shtetit është shpërblyer edhe Ermal Berisha – shef i shtabit zgjedhor në zgjedhjet lokale.

E pas figurave me rëndësi në Obiliq, radha ju ka ardhur edhe aktivistëve të VV-së: Bujar Mehmeti, Samir Mjekiqi, Florim Terholli, Egzon Zhegrova, Besart Mehani e Sabri Elshani.

Se VV-ja këto punësime i kishte planifikura para zgjedhjeve, e konfirmon edhe kryefamiljar i njërit nga aplikantët e konkursit. Djali i tij, fatmirësisht apo fatkeqësisht, doli të jetë vetëm votues i VV-së, e kjo duket se s’e plotëson kriterin për punësim.

Kryefamiljari që deshi të mbetet anonim, ndoshta me shpresën se i vije radha për shpërblim, tha për Nacionalen se VV-ja i kishte premtuar se do t’ia punësonte të birin nëse kokrrën do t’ia jepte VV-së.

Këtë premtim ia kishte bërë vetë Halil Thaci i cili kandidoi për të parin e Komunës në Obiliq.

“Halil Thaçi bashkë më disa persona tjerë të VV-së, nga Obiliqi, dy-tri ditë para zgjedhjeve më kanë ftuar në takim në një kafiteri të Obiliqit. Meqë jemi qytet i vogël, ne njihemi dhe ata e kanë ditur që djalin e kam pa punë, më kanë premtuar që do ta punësojnë në KEK, në këmbim të votave familjes sime. Mirëpo kjo nuk ndodhi edhe pse e kemi votuar të gjithë. Pas zgjedhjeve as s’ma ka çel telefonin”, tha kryefamiljari për gazetën Nacionale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close