Sot është 20 Vjetori i rënies heroike të dëshmorit Arben Ramadani. Dëshmori i kombit, para se t’i mbushte 18 vjet, kishte ruajtur armatimin e UÇK–së, ndërsa në moshën 19 vjeçare ra heroikisht si luftëtar i UÇPMB-së.
Në fushatën e fundit elektorale, babai i dëshmorit Arben Ramadani, nën emocione e puthë dorën e luftëtarit të UÇK-së, njëherësh Kryetar i PDK-së, z. Kadri Veseli, raporton Epilogu.
Arben Ramadani lindi në vitin 1981 dhe ra heroikisht më 19 maj të vitit 2000. Arben Ramadani ishte ndër të parët në përgaditjen e luftës së UÇPMB-së. /epilogu/