MSh, Faik Hoti jep të dhëna rreth koronavirusit në Kosovë: Rreth 4 mijë persona po mbikëqyren

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i ka prezantuar disa statistika në lidhje me koronavirusin në Kosovë, ku është bërë e ditur se grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç janë kategoria më e infektuar me koronavirus, në Kosovë.
Faik Hoti ka thënë se deri më sot janë testuar 2570 persona, derisa pozitiv kanë rezultuar vetëm 224 raste.
“Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç“, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Hoti ka bërë të ditur se deri më tani janë kontaktuar dhe janë në mbikqyrje 3882 raste.
Postimi i plotë i Faik Hotit:
Disa të dhëna dhe karakteristika rreth Koronavirusit Covid-19 në Kosovë
Deri me datë 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona.
• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theskuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19
(Të dhënat janë nxjerrë duke analizuar burimet nga IKSHPK dhe Klinika Infektive; Përpunoi: fhoti, posteri: Wal-Det)