Gjykata sot ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit që shkaktoi aksident, ku për pasojë vdiq një punëtor i “Bechtel-Enka”-s duke punuar në autostradën Prishtinë – Shkup.
Ramiz Krasniqi, avokati i të dyshuarit, e ka konfirmuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Sapo përfundoi seanca dhe klientit tim iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë Krasniqi për Lajmi.net.
Punëtori 35 vjeç dyshohet se është shkelur nga një kamion me ujë, dhe kishte vdekur në vend.
Policia kishte konfirmuar rastin se punëtori ishte goditur në punishte.
Ky nuk është rasti i parë që punëtorët e “Bechtel-Enka”-s vdesin në vendin e punës.