fbpx
EkonomiLajme

30 milion euro nga BERZh-i, Hoti tregon se kush do të përfitojë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Ministria e Financave sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 30 milionë eurove.

Hoti ka thënë se marrëveshja e sotme me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 30 milionë eurove, do tu ndihmoj ndërmarrjeve Publike Qendrore dhe Lokale që të kalojnë sa më lehtë këtë periudhe.

Postimi i plotë i Hotit:

Edhe një marrëveshje tjetër ndërkombëtare e konkretizuar nga Ministria e Financave.

Ministrja Hykmete Bajrami, ka nënshkruar sot marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Kredia e likuiditetit të urgjencës së infrastrukturës vitale”, në vlerë prej 30 milionë euro. Kredia është e destinuar për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe Lokale dhe do t’u ndihmojë atyre që të kalojnë sa më lehtë periudhën e pandemisë, duke marrë parasysh që shumica e tyre kanë pësuar rënie në të hyra deri në 50% si rezultat i pandemisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close