fbpx
Lajme

33.3 milionë amerikanë mbesin pa punë si pasojë e koronavirusit

Edhe 3.2 milionë amerikanë të tjerë kanë mbetur pa punë në javën e fundit, me shifrat e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po vazhdojnë të rriten që nga shpërthimi i koronavirusit.Numri total i atyre që janë regjistruar si të papunë që nga mesi i muajit mars ka arritur në 33.3 milionë, raporton BBC.Kjo nënkupton më shumë se 15 për qind e forcës punëtore në SHBA.

Gjithsesi, kjo javë shënoi më pak të papunë se 3.8 milionëshi sa ishte një javë më herët dhe përgjysmë më pak në krahasim me javën e parë të marsit kur vendet e punës i humbën 6.9 milionë amerikanë.Vetëm dy muaj më parë, në SHBA shkalla e papunësisë ishte 3.5 për qind. Ajo ishte vlera më e ulët në 50 vjetët e fundit.
SHBA-ja është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë me 1.2 milionë të infektuar e më shumë se 73 mijë të vdekur.

Ndërkohë, ministri kosovar i financave, Besnik Bislimi ka theksuar se në Kosovë është ulur numri i të papunëve.Madje, sipas tij, që nga viti 1999, Kosova ka pasur numrin më të ulët sa i përket të papunëve.Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close