Ambasadori i Ukrainës në Serbi Oleksandr Aleksandrovich ka deklaruar se që nga prilli i vitit 2014 deri më tash në anën ruse e kundër Ukrainës kanë luftuar 370 shtetas vullnetarë nga Serbia, transmeton Koha.net
Ai, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka shtuar se disa nga këta luftëtarë kanë shkuar në këto fronte nga dy e më shumë herë.
“Ne nuk e kemi njohur Kosovën dhe e kemi kundërshtua krijimin e Ushtrisë së Kosovës e Serbia voton kundër Ukrainës në OKB dhe qytetarë të saj shkojnë në Rusi e luftojë kundër Ukrainës”, ka thënë ndër të tjera ai.