Epilogu

52 plumba shkrepen në drejtim të spitalit “ONIX” në Banjë të Istogut

52 plumba janë shkrepur dje pas orës 02:00, të mesnatës në Banjë të Istogut. Rasti dyshohet të këtë ndodhur në objektet përcjellëse të Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim ONIX.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vucetaj, e cila tha se policia ka arritur të mbledhë 52 gëzhoja.

“Rasti është duke u hetuar, janë ndërmarrë veprime për identifikimin e të dyshuarit” tha ajo. KALLXO.com merr vesh se plumbat janë shkrepur në drejtim të gjeneratorit dhe antenës telefonike. Sipas prokurores kjo është hera dytë që është gjuajtur në drejtim të spitalit-ONIX.

Exit mobile version