
Paraqitja e ministrit Armend Zemaj përsëri ka shtyrë raportin ditor të IKShPK-së përmes një konference të thirrur pikërisht në orën 3.
Ai ka hapur kampanjën “Festo në Shtëpi” dhe e cila është në kundërshti me rekomandimet e OBSh-së që së fundi kanë kërkuar që qytetarët të dalin jashtë shtëpive për të festuar, ose nëse rrinë brenda, të përdorin ventilim, maska dhe distancë.
Pas tij fjalën e ka marrë “admini” i faqes së IKShPK-së në Facebook që ka komunikuar raportin me fjalë.
Mbi 300 raste, ose saktësisht 385 janë regjistruar sot ndërsa numri i të vdekurve ishte 7.
795 pacientë janë duke u mjekuar në institucionet shëndetësore, prej të cilëve 51 janë në gjendje kritike.