Mësohet se kush është 17 vjeçari që ndërroi jetë në Drenas
Një vet aksident tragjik ndodhi të dielën në fshatin Sankoc të Komunës së Drenasit.
Sipas Policisë së Kosovës i ndjeri dyshohet se duke e drejtuar motoçikletën është ndeshur me një mur afër rrugës. Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Patrik Isufin, 17 vjeç.
Lajmin për varrimin e të ndjerit e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në rrjete sociale. Pra do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e Sankocit.
Ndryshe, rastin e kishte konfirmuar për Indeksonline edhe Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori, Milaim Fejzullahu.
“…Vet-aksidenti ka ndodhur në fshatin Sankoc të Drenasit . Dyshohet se është ndesh me një mur afër rrugës. Një person i moshës 17 vjeçar ka humbur jetën. Vdekjen e kanë konfirmuar edhe ekipet mjekësore “, kishte thënë Fejzullahu./Indeksonline/