Lajme
Djali i Dekanit të UP-së arrestohet për mbajtje të armës
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Ard Çekun pasi në veturën e tij raportohet të jetë gjetur një armë pa leje.
Arrestimi i tij është bërë në Prishtinë.
Ard Çeku është djali i Ethem Çekut, dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
KALLXO.com ka mësuar nga Policia se Ard Çeku, i lindur në vitin 1997, është ndaluar mbrëmë nga Policia përderisa ishte në veturën e tij tipit ‘Audi’. Gjatë një kontrolli, në veturë është gjetur një armë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ethem Çeku, babai i të arrestuarit.
“Po, është e vërtetë, kjo ka ndodhë. Arma nuk është e djalit por e një shokut të tij nga Peja. Djali ka dhënë deklaratë në polici”, tha Ethem Çeku për KALLXO.com.