fbpx
Lajme

SHBA e lë të hapur mundësinë që të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

Venezuela të martën u trondit nga përplasjet e dhunshme midis protestuesve të opozitës dhe forcave të sigurisë që ishin akoma besnike ndaj presidentit socialist Nicolas Maduro, në një përshkallëzim dramatik të krizës politike që e kishte lënë vendin në skaj të dhunës për muaj të tërë.

Forcat qeveritare qëlluan gaz lotsjellës dhe u përleshën me disa nga mbështetësit e tij në rrugët e Caracas. Përveç raporteve të armëve të zjarrit, video tregoi se automjetet e blinduara të Maduro u drejtuan nëpër rrugë pas protestuesve, madje duke shkelur disa prej tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në përkrahje të plotë Guaidos, por a do të ndërhyjë ushtarakisht SHBA duke parë që gjendja është përshkallizuar?

Këshilltari i sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, nuk e ka mohuar këtë duke thënë që të gjitha opsionet janë në tavolinë.

“Ne duam që objektivi ynë parësor të jetë një transferim paqësor i pushtetit”, por “të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha Bolton.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close