fbpx
Lajme

O’Connell: Nëse universitetet dështuan të përmbushin kërkesat minimale të cilësisë është faji i tyre, jo i KSHC-së

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, e ka mbështetur vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mosakreditimin e Universitetit të Mitrovicës, Pejës dhe atij të Prizrenit.

Ai ka thënë se vendimi i KSHC-së është i vështirë, por universitetet duhet të plotësojnë kriteret e caktuara nëse duan që vendet europiane të njohin diplomat e tyre.

Madje, ambasadori britanik ka thënë se nuk duhet të ketë ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve të pavarura.

O’Connell në një postim në Facebook ka thënë po ashtu se nëse universitetet kanë dështuar që të përmbushin kriteret e parapara, atëhërë është faji i tyre dhe jo i KSHC-së.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë e Kosovës meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike.

Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë. Por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre.

Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit.

Qeveria britanike dhe Këshilli Britanik i Akreditimit janë përpjekur të ndihmojnë universitetet publike dhe private për të përmbushur kërkesat e cilësisë.

Tani kjo çështje është një provë e vërtetë për Kosovën. Rezultati do të tregojë nëse sistemi arsimor i Kosovës është ndërtuar për t’u shërbyer qytetarëve të saj dhe interesit kombëtar, ose për t’i shërbyer një grupi të ngushtë njerëzish dhe interesash private.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close