fbpx
Lajme

Themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Rexhep Selimi, ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale i bëri Ramush Haradinajt, Bislim Zyrapit dhe Jakup Krasniqit.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ishte një gabim i madh i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës në Gusht të vitit 2015.

Ai ka shtuar se me këtë vendim po e pësojnë luftëtarët e Lirisë së Kosovës.

Ashtu sikur për secilin luftëtar të UÇK-së, pavarësisht nivelit dhe detyrave në luftë, thirrja si i dyshuar për krime lufte është padrejtësi paraprakisht.  Ne, që e kundershtuam me argumente të pamohueshme themelimin e kësaj gjykate atëherë, patem paralajmëruar për efektet e saj dhe për këtë na vjen keq edhe tash që nuk na demantoi koha.”, ka shkruar Selimi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close