fbpx
Lajme

Veprimtari Haki Morina: LDK kishte mision pengimin luftës, tani viktimizohen padrejtësisht

Veprimtari i hershëm i cështjes kombëtare Haki Morina ka reaguar ashpër ndaj emisionit RTV Dukagjini dhe temës të cilën e trajtuan gjatë ditës së djeshme.

Ai ka thënë se ” Sonte në televizinin Dukagjini, ashtu siç ka ndodhë më parë edhe nëpër televizione tjera, në emisionin e debatit që e drejton ai far Panduri, u fol për vrasjet e pasluftës, të cilat u shfrytëzuan për ta paraqitur UÇK-në si anën e errët dhe kriminale të historisë, e LDK-në, si anën e pastër dhe të ndritshme.

Nuk është puna thjeshtë për akuza individuale, të personave apo reparteve të caktuara të UÇK-së, por tendenca ishte e hapur. Të paraqitet UÇK-ja, në tërësi, si organizatë kriminale, dhe si rrjedhim, edhe lufta e saj, si luftë joçlrimtare. Ndërkaq, LDK-ja, e cila kishte si mision pengimin e kësaj lufte, të paraqitej si formacion i viktimzuar padrejtësisht.

E kam thënë edhe më përpara. Mediumet, sidomos ato televizive, kanë luajtur rol të madh në pengimin e luftimit të pushtimit jugosllav, para luftës, dhe kanë vepruar sistematikisht në pengimin e zhvillimit të gjithanshëm të Kosovës, pas luftës.” /epilogu

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close