80 milionë dollarë për kokën e Donald Trumpit: Iranianët ‘mobilizohen’ për të vr’arë Presidentin Amerikan
Irani ka ardhur me një ide të re së fundmi, duke thënë se personi që do vras Donald Trump, dhe do sulmonte Shtëpinë e Bardhë do merrte rreth 80 milion dollarë, transmeton Gazeta Metro.
Organizatori thuhet se ka bërë këto lajmërime, gjatë procesit të funeralit të gjeneralit, i cili vdiq pas sulmit nga SHBA’të. Gjatë fjalimit në një televizion iranian, ata thanë se secili qytetar do kontribuonte me 1 dollar, dhe kështu paratë do i jepeshin kujtdo që do vriste presidentin amerikan.
”Irani ka 80 milion banorë. Bazuar në popullsinë e iranit, ne do e rrisim çmimin në 80 milion dollarë, për ata që mund t’i afrohen e të vrasin presidentin amerikan”.
Ndërsa një deputet iranian Abolfazl Abutorabi, kërcënoi se do niste një sulm në tokën amerikane.
”Ne mund të sulmojmë vetë Shtëpinë e Bardhë, mund t’u përgjigjemi atyre. Ne kemi fuqinë dhe Zoti do të përgjigjet në një kohë të përshtatshme”, tha Abutorabi.
”Kur dikush shpall luftë, a dëshironi t’u përgjigjeni plumbave me lule? Nëse e bëni këtë, ata do ju qëllojnë në kokë”, shtoi ai.
Kërcënimi i Abutorabi u bë gjatë një seance të hapur të parlamentit në Teheran, disa ditë pasi gjenerali iranian Qassem Soleimani, vdiq në një sulm me dronë.
Sidoqoftë, Trump të cilin udhëheqësit iraninë e quajtën një ”terrorsit në kostum”, kërcënoi të godiste 52 objektiva kritike në Iran, si shenjë hakmarrjeje nëse Teherani godet amerikanët./gazetametro.net