LAJMI I FUNDIT: Sulmohet me raketa Ambasada Amerikane në Bagdad
Mësohet se ka ndodhur sonte sulm i ri ndaj Zonës së Blertë ku gjendet edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Raportohet se janë dëgjuar dy shpërthime sirenat në kryeqytetin irakian, transmeton Gazeta Metro.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters që në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter njoftojnë se ka pasur sulm të mërkurën përsëri në zonën e blertë ku gjendet edhe ambasada amerikane.
Raportohet se sipas dëshmitarëve në vend të ngjarjes fillimisht ishin dëgjuar dy shpërthime dhe pastaj edhe sirenat mbi Bagdad.
Reuters raporton se dyraketa Katysha kanë rënë në zonën e blertë dhe si pasojë ka rënë zjarri, sipas burimeve brenda policisë të agjencisë.
Nuk ka viktima sipas Reuters.
Sulmi i ndaj ambasadës amerikane ndaj grupeve paramilitare shiite në Irak më 31 dhjetor dhe ishte mbajtur e rrethuar për dy ditë ishte shkaku kryesor i eskalimit të situatës mes SHBA’ve dhe Iranit./gazetametro.net