fbpx
Lajme

Dëshmi e re: Thaçi dhe Walker ia “ledhatojnë” duart njëri-tjetrit dhe drekojnë bashkë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker.

Thaçi e Walker janë parë të kenë shkëmbyer një dorështrëngim miqësor, ndërkaq sipas informacioneve nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Thaçi dhe Walker kanë drekuar bashkë pas përfundimit të manifestimit përkujtimor.

Madje, Thaçi ka pasur edhe një dedikim të veçantë për ambasadorin Walker, ku tha se Walker ishte i vetmi që e vizitonte Kosovën atëherë kur askush tjetër nuk vinte për vizitë, për çka edhe e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close