Karikatura e re: Albin Kurti i dërrmuar dhe i paaftë për të ndërtuar koalicion dhe qeveri (Foto)
Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, shumë shkeptë po i shkojnë punët dhe nuk po dinë t’ia gjej as fillin. Madje, me papërvojën e tij për të negociuar dhe me paaftësinë e tij për ta ndërtuar koalicionin qeverisës, po tallen me të madhe tani edhe vetë votuesit e tij.
Në karikaturën më të re që po qarkullon sot në rrjete sociale shihet Kurti i molisur dhe i dërrmuar, duke menduar se çfarë të bëj me tri copa që nënkuptohet se kur bëhen bashkë njëra mbi tjetrën e formojnë piramidën, që si duket në këtë rast simbolizon qeverinë.
Ai shihet i ulur me sa duket në “copën” e Lëvizjes Vetëvendosje, derisa për të ndërtuar “Qeverinë” i duhen edhe LDK-ja dhe marrëveshja me Listën Serbe. I lodhur nga kjo gjendje, Kurti karikaturohet sikur as këto pesha nuk po mundet t’i çojë vetë, se lëre më ta ndërtojë edhe Qeverinë e re.