fbpx
Lajme

Ambasada amerikane: Grenell po e kërkonte flamurin e SHBA’së në LDK

Gazeta Express ka publikuar një shkrim rreth takimit të Richard Grenell me lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në disa foto të publikuara nga takimi, Ambasadori Grenell shihet duke shikuar flamujt e radhitur pas njëri – tjetrit në zyrat e LDK’së. Sipas Ambasadës së SHBA’ve, Emisari i Trump me këtë rast ishte duke e kërkuar flamurin amerikan.

“Ai është duke e kërkuar flamurin amerikan” i kanë thënë nga Ambasada e SHBA’ve Gazetës Express rreth kësaj fotografie.

LDK mban në zyrat e saj disa flamuj përfshirë atë të Kosovës, të partisë, të partive popullore, flamurin europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, diplomati amerikan sot ka zhvilluar takime me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK’së, pas të cilave ka folur me mediat të cilave u ka thënë se nuk e ka ndërmend që të përfshihet në negociatat për krijimin e Qeverisë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close