Lajme
Gani Geci bën thirrje: Albin bëje Qeverinë, ndryshe pas 4 shkurtit pushtetin e merr Thaçi
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë marrëveshjen me LDK’në për formimin e Qeverisë së re.
Sipas tij, nëse nuk formohet Qeveria deri më 4 shkurt, pushtetin do ta marrë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Në vitin 2006, atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut. O President ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me ua marrë Hashimi. E njëjta vlen për Albin Kurtin”.