fbpx
Lajme

194 punonjës të Policisë së Kosovës për një vit janë hetuar si të dyshuar

Për një vit 12 të arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare 194 punonjës të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2018 janë hetuar si të dyshuar për vepra penale nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). IPK për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur shifrat e veprave penale të zyrtarëve policor gjatë vitit 2018. “Bazuar në të dhënat nga departamenti i hetimeve lidhur me numrin e suspendimeve dhe arrestimeve për vitin 2018 janë të dhënat si në vijim: 12 Arrestime, 9 suspendime, 9 transfere”, ka bërë të ditur IPK për rtv21.tv Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht një 16-vjeçare në Drenas. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pak më parë përmes një konference për media ka bërë të ditur se rasti i dhunimit të vajzës në Drenas lidhet me rastin e mësimdhënësit SH. XH, i cili paraprakisht kishte keqpërdorur seksualisht një të mitur 16 vjeçare. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2016. E mitura kishte kërkuar ndihmë nga hetuesi policor, V.V, i cili dyshohet se nuk e ka kryer punën e tij, por përkundrazi edhe ky ka keqpërdorur seksualisht të miturën. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close