fbpx
Lajme

Skandaloze: Mytaher Haskuka i VV’së i dha pare nga komuna klubit të babait të tij

Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Vetëvendosje tashmë është përshkuar nga një varg skandalesh me zyrtarë të akuzuar për korrupsion. Por, edhe një tjetër skandal ka ndodhur së fundi, e i cili duket se përbën konflikt interesi.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në prill të vitit 2019, pas një thirrjeje nga Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për subvencione në fushën e sportit.

Në listën përfundimtare të përfituesve në fushën e sportit të prezantuar nga faqja online e Komunës së Prizrenit  del se ka fituar edhe Klubi i Hendbollit “Lidhja e Prizrenit”, e i cili klub ka si bashkëthemelues babain e kryetarit të Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, Daverin.

Bashkë me Daver Haskukën, bashkëthemelues të tjerë të klubit sipas regjistrit të OJQ-ve [Organizata Joqeveritare] në Ministrinë e Administraës Publike [MAP] janë edhe Naim Dervisha e Admir Rama, shkruan Periskopi.

Marrëveshja në fjalë është ishte nënshkruar nga z.Ehat Oreshka i cili ishte dënuar me burgim me kusht për dy vepra penale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close