Rexhep Selimi i përgjigjet Grenellit për taksën, ka një mesazh për të
Përfaqësuesi Special i Donald Trump, Richard Grenell, i ka dërguar shumë qartë Kosovës një mesazh sot që taksa ndaj Serbisë të hiqet dhe të mos ketë reciprocitet, shkruan Gazeta Metro.
Grenell nuk e mbështet asnjë ide të qeverisë së re, as reciprocitetin e as taksën, ai po kërkon që Kosova të largon taksën dhe t’i jepet frymë dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.
E nëse këto vendime nuk respektohen, Grenell po paralajmëron sanksione ndaj Kosovës.
Por, nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur deputeti i saj Rexhep Selimi, i cili po thotë se nuk do të lëkunden nga pozicioni i tyre për zëvendësimin e taksës me reciprocitet.
Selimi po i thotë Grenellit se qëndrimi i Vetëvendosjes nuk ndryshon dhe se ata do të vendosin reciprocitet ndaj Serbisë.
“Përgjigjja ime është: Plani qeverisës. Përgjigja jonë është plani qeverisës, dhe qëndrimi ynë politik për temën e njëjtë, qëndrim që nuk ka ndërruar, sepse nuk ka pse të ndërrojë” , ka thënë Selimi për Gazetën Express.
Kujtojmë se kryeministri Kurti është pajtuar që ta heq taksën ndaj Serbisë, por që ta zëvendëson atë me reciprocitet, mirëpo me këtë nuk po pajtohet diplomacia amerikane, e cila ka kërkuar që ndaj Serbisë mos të ketë asnjë pengesë deri në arritjen e marrëveshjes finale mes dy vendeve.///gazetametro.net