fbpx
Lajme

Boiken Abazi: Rritja e mbështetjes për Kurtin e detyron nënshtrimin e Amerikës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është duke u rritur dhe se nga kjo rritje, kryesisht e rrjeteve sociale, pritet të ‘nënshtrohen’ ShBA-të.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi, ka shkruar se Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer, nuk e ka mohuar planin e shkëmbimit të territoreve, duke e shndërruar kështu nga “nuk ka plan” në “idenë e hapur nëse palët janë dakord”, transmeton Insajderi.

“Ky ndryshim i qartë është padyshim meritë e popullit të Kosovës dhe e këmbënguljes së Qeverisë Kurti. Nëse u desh të bëhej kurban qeveria që të ndalej ky plan, atëherë, dhe pse është e padrejtë ndaj Kosovës, megjithatë është mbrojtur shteti. Pas mbështetjes në rritje për Qeverinë Kurti edhe pas mocionit, presim nga aleati ynë të ndryshojë edhe një herë, duke kaluar nga “nuk ka plan”, në “nuk duhet të ketë plan” për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Departamenti i Shtetit Amerikan mbrëmë ka lëshuar një komunikatë duke thënë se nuk ka plan sekret për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close