Lajme
Kurti vizitoi fermën e familjes Abazi, në fshatin Keqekollë të Prishtinës
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot fermën e familjes Abazi, në fshatin Keqekollë të Prishtinës.
Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se ferma e familjes Abazi ka 12 lopë qumështore, 8 viça, 300 pula e shpezë të tjera dhe 12 hektarë tokë të punueshme me grurë, miser dhe livadhe.
“Përkrahja prodhimeve ushqimore vendore nga ferma deri në konsum është e rëndësishme për mirëqeniet e familjeve, zhvillimin lokal e atë rural. Fermat e vogla dhe me llojshmëri të ndryshme të produkteve duhet të kenë mbështetje edhe më shumë.