Albin Kurti: Rrugëtimi im pa Adem Demaçin do të ishte i pamundur
Në ditëlindjen e 84-të të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, është hapur edhe një ekspozitë.
Kjo me fotografi e piktura të “Mandelës së Ballkanit”, e me temë “Kujtesa e Kosovës” u bë nga shoqata e të burgosurve politik, shkruan gazeta inFokus.
E ky koleksion i rrallë do të ruhet në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.
Këtu, i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se Demaçi mbetet veprimtari më unik i çështjes kombëtare, shkruan gazeta inFokus.
“Baca Adem veprimtari më unikë sepse është veprimtari më autentikë. Jetën e tij e kuptonte si shërbim për popullin shqiptar. Kur nuk ishin shkollat shqiptare Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishim ushtri ai ishte luftëtar. Kur ishim të ndarë ai na bënte bashkë. Baca Adem i kushtoi jetën dhe idealin kombit shqiptar. Nuk përqante të tjerët për të na bashkuar. Adem Demaçi ishte vetëmohim me paramendim “- tha Kurti.
Madje, Kurti tha se pa Demaçin, edhe rrugëtimi i tij do të ishte i pamundur.
“Një falënderim të veçantë pa të cilin rrugëtimi im do të ishte i pamudur”- shtoi Kurti.
“Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë i tillë do të jetë ndikimi i tij”.
“Si kryeminister zotohemi se do të përkujdesim për botimin e bacës Adem Demaçi”./Gazeta inFokus/