fbpx
Lajme

Tomë Gashi: Rasti i Astrit Deharit, kush i fshehu provat brenda institucioneve të Kosovës?

Ministria e Drejtësisë, në pritje të ardhjes së ekspertëve Zviceran
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu vizitën e parë si ministre e kishte bërë në burgun e Prizrenit, pikërisht aty ku edhe kishte vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në nëntor të vitit 2016.

Haxhiu gjatë asaj kohe, ishte zotuar se gjatë mandatit të saj do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Mirëpo, fatkeqësisht ende nuk është bërë asgjë rreth rastit “Dehari”, që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar.

Gazeta “Bota sot”, ka provuar të kontaktoj me Ministrinë e Drejtësisë, por nuk ka marr ndonjë përgjigje në lidhje me rastin në fjalë.

Gashi: Haxhiu është në fazën e përgatitjes së ardhjes se ekspertëve zviceran për nevoja të Prokurorisë Speciale. që të japin sqarime eventuale shtesë.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Astrit Dehari është vrarë tani e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi që ekspertiza e institutit zviceran dhe mjekësia ligjore, e bëri të qartë se Astrit Dehari.

ImageTomë GashiFOTO GALERI
“Ata donin ta keqpërdornin dhe i keqpërdorën sa mundën institucionet e shtetit duke filluar nga policja jonë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Prokurorinë, Ministrin e Drejtësisë së asaj kohe dhe të gjitha instrumentet e drejtësisë. Pastaj u munduan duke përdor ndikime direkte në media të caktuara që direkt i kontrollojnë që të krijojnë opinion të gabuara në popull për të shtyrë agjendat e tyre politike, me të vetmin qëllim që ta fshehin vrasjen dhe të mbesin në pushtet me duar të përlyera edhe me gjakun e pafajshëm të aktivistit të lëvizës Vetvendosje”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, tani me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me emërimin e zonjës Albulena Haxhiu, Ministre të Drejtësisë gjërat kanë ndryshuar për së miri.

“Ajo punën e saj të parë e filloi duke vizituar qendrën e paraburgimit të Prizrenit dhe e ka pa vet me sy të vet që ka dyer që e kanë lidhë ndërtesën e burgut me ndërtesën e policisë dhe që kurrë asnjë zyrtar i burgut e i policisë e prokurorisë për 3 vite nga vrasja e Astritit se tha asnjëri prej tyre. Ministrja e Drejtësisë ka siguruar edhe dokumente brenda ministrisë së vet që kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë z. Ylber Topalli është paguar përveç rrogës 500 euro në muaj kinse për rrezikshmëri në punë i cili kishe përpiluar raporte të rrejshme duke e vlerësuar vrasjen e Astrit Deharit si “ vetë ndalim” bile i njëjti kishte përpiluar edhe raport të dyshimtë për vdekjen e pasqaruar të cimerit të Astritit në Burgun e Prizrenit, Naser Makolli i cili kishte vdekur në rrethana të pasqaruara disa muaj më vonë në burgun e Lipjanit”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se për këtë kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, z. Ylber Topalli, kishe përfituar mbi 17.000 euro, pabazë ligjore.

“Tani ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu është në fazën e përgatitjes së ardhjes se ekspertëve zviceran për nevoja të Prokurorisë Speciale që të japin sqarime eventuale shtesë duke pas parasysh se disa prova atyre në Zvicër fare nuk iu janë dërguar. Ministrja Albulena Haxhiu në kuadër të punëve të saj është duke tentuar të jetë shumë bashkëpunuese në Prokurorinë Speciale dhe organet tjera që të sigurojnë provat për sqarimin e rrethanave të vrasjes së Astrit Dehari”,është shprehur avokati Tomë Gashi.

Kurteshi: Ministria e Drejtësisë në fazën e tanishme nuk përzihet në hetimin e rastit, por e ka për obligim të ofrojë çfarëdo ndihme politike dhe materiale

ImageSami KurteshiFOTO GALERI
Ish deputeti i VV-së, Sami Kurteshi ka thënë se, nuk është i informuar për të gjitha hollësitë e hetimeve që janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për rastin “ Dehari”, por ka thënë se në fakt është i pamohueshëm, pasi instituti zviceran i mjekësisë ligjore nga Lozana ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje dhe se nuk përjashtohet pjesëmarrja e personit(ave) të tjerë në këtë akt.

Sipas tij, këtë konstatim duhet vërtetuar me hetime, pasi Instituti zviceran në fjalë e ka ofruar ndihmën shkencore me njerëz dhe mjete për organet hetuese të Kosovës për hetimin e mëtutjeshëm të rastit.

“Kështu që tani është obligim i prokurorisë të kyç institutin zviceran në hetimet e drejtpërdrejta në Kosovë, duke i vënë në dispozicion të gjitha dëshmitë, edhe ato të munguara, të cekura në raportin e institutit zviceran, të dërguar muaj më parë në Kosovë. Gjithsesi, është detyrim i hetuesisë që të hetojë çdo person, që ka pasur çfarëdo lidhje me rastin, pa marrë parasysh pozitën dhe funksionin. Nga ky hetim nuk mund të përjashtohen as personat me pozitat më të larta në shërbimin korrektues dhe personat e tjerë në pozita politike apo të institucioneve të sigurisë. Për pengesat dhe ndërskamcat e ministrave të mëhershëm të drejtësisë në Kosovë, për refuzimin e një hetimi ndërkombëtar nga ish-Kryeministri Mustafa, madje edhe të kërcënimeve të drejtpërdrejta kundër patologëve ndërkombëtarë në lidhje me rastin që ka bërë ish-ministrja Dhurata Hoxha, apo edhe vonesat artificiale për përcjelljen e dokumenteve dhe dëshmive të rastit në institutin zviceran nga ish-ministri i drejtësisë Abelard Tahiri, tashmë publiku është i informuar. Fatmirësisht, tani kjo situatë nuk është më.”, ka thënë Kurteshi.

Ai tutje ka shtuar se për veprimet konkrete të Ministrisë së tashme të drejtësisë nuk jam i informuar në hollësi.

“Ministria e Drejtësisë në fazën e tanishme nuk përzihet në hetimin e rastit, por e ka për obligim të ofrojë çfarëdo ndihme politike dhe materiale, edhe në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sepse është pyetje bashkëpunimi ndërkombëtar në një çështje të caktuar, që kërkohet nga organet hetuese, për mbarëvajtjen e hetimeve pa pengesa të çfarëdo natyre”, ka thënë ish deputeti i VV-së Sami Kurteshi.

Mehmeti: Rasti i Astrit Deharit nuk do të zbardhët asnjëherë, nisur nga shumë raste të tilla


Analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë se fatkeqësisht rasti i Astrit Deharit, nuk do të zbardhët asnjëherë, nisur nga shumë raste të tilla të më hershme gjatë historisë së popullit tonë, në raste kur politika përfshihet në vrasje të tilla.

Sipas tij, pavarësisht se Ministria e Drejtësisë ka pasur synim zbardhjen e këtij rast, megjithatë pengesat burokratike, eliminimi i dëshmitarëve e bën të pamundur që ky raste të zbardhet.

“Vështirë se ky rast do të zbardhët ndonjëherë. Megjithatë Ministria e Drejtësisë ka obligim që të mos heq dorë nga zbardhja e këtij rasti, edhe pse ky rast është i komplikuar dhe si e tillë vështirë të thuhet se do të zbardhet”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Burjani: Deri më Ministria e Drejtësisë nuk ka marr ndonjë iniciativë për zbardhjen e rastit “ Dehari”

Ndërsa, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se deri më tash Ministria e Drejtësisë nuk ka marr ndonjë iniciativë të kësaj natyre edhe pse vazhdimisht e kanë potencuar edhe përgjatë kësaj kohe.

“Mendoj se deri më tash edhe në qeverisjen e VV-së nuk ka përgjigje për rastin Dehari, dhe është për të ardhë keq që ky rast nuk po zbardhet ende. Pra në dobi të shtetit, demokracisë, tolerancës politike dhe mbi të gjitha për shkak të familjes Dehari kaherë është dashur të zbardhet rasti “Dehari”. Por, të shpresojmë që ky rast të zbardhet sa më parë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani. kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe”.i dhe rrjeti i ndikimit të tij illegal”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close