Ndalet përdorimi i automjeteve për shërbimin civil por jo edhe për stafin politik
Qeveria e Republikës së Kosovës, të martën mori vendim për ndalimin e qarkullimit të veturave zyrtare 24 orë, në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2008 për Përdorimin e Automjeteve të Qeverisë së Kosovës.
Me vendimin në fjalë, kjo ndalesë vlen vetëm për stafin civil tu filluar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe nëpunësit tjerë civil të administratës, ndërsa privilegjohen stafi politik i Qeverisë dhe Ministrive.
Nga njohësit e funksionimit të administratës shtetërore, kjo shihet si ndërhyrje në punën e stafit civil duke ju pa ‘mundësuar funksionimin efikas kur marrim parasysh kohën e Pandemisë me COVID 19 dhe gjithë transporti publik është jashtë funksionit.
Gjithashtu, shfrytëzimi i automjeteve me leje të veçantë për udhëtime zyrtare në kohëzgjatje vetëm 72 orë, kufizon pjesëmarrjen e plotë në punëtori dhe takime të organizuara nga partnerë dhe bashkëpunëtor ndërkombëtar, duke shtuar edhe presionin e kthimit në vend për të respektuar këtë ndalesë.
Qasja kufizuese e të drejtave të shërbimit civil për shfrytëzimin e resurseve për nevoja zyrtare, po ndikon dhe do të ndikoj në funksionimin efikas të administratës, ndikon në ngadalësimin e realizimit të proceseve qoftë administrative, apo qoftë edhe të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.
Përfundimisht, në zëvendësim të këtyre masave, ide më e qëlluar do të ishte që të rritej kontrolli, të implementoheshin rekomandimet e auditorit, si dhe të shpeshtohej raportimi lidhur me shpenzimet, se sa të ndalohen vepri