fbpx
Lajme

Lista Serbe turpëron Vjosa Osmanin: Na ndoqe në korridor për t’i dhënë votat për kryetare të Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës që nga fillimi i seancës është duke u zhvilluar një debat i ashpër mes deputetëve dhe kryeparlamnetares, kryesisht asaj dhe deputeteve të partive tjera. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simic i tha Osmanit se ajo i ka ndjekur nëpër koridore për t’i dhënë votat për kryetare të Kuvendit, gjë që e kundërshtoi ashpër kjo e fundit, shkruan Gazeta Metro.

Simic ia rikujtoi Osmanit se ajo është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës falë votave të Listës Serbe.

“Po ju kujtoj se si në koridoret e kësaj ndërtese më ndiqnit për të t’i dhënë 10 votat për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit. Atëherë nuk brengoseshit aspak për politikat e Listës Serbe”, iu drejtuar Simic Osmanit.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simic bëri të ditur gjithashtu se fjalët që Goran Rakic iu ka referuar Kosovës si ‘Kosovo i Metohija’, nuk janë të vërteta dhe se për këtë arsye nuk mund të hidhet në votim një rezolutë e cila është e bazuar në këto deklarata.

“Nuk është e vërtetë nuk mund të nxirret një rezolutë në bazë të deklaratave të pavërteta. Kur kemi votuar për pozitën e kryetares nuk të kemi mbështetur ty, po për të mirën e institucioneve dhe përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvend nuk e përfaqësojnë vetëm vetën e tyre por të gjithë ata qytetarë që e kanë votuar” shtoi Simic, duke kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë këtë rezolutë./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close