Lajme
Deklarata e fundit: Ja kush e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn?!
Xhavit Haliti nga PDK-ja, po thotë se hetuesia e Kosovës e di se kush e ka vrarë Tahir Zemajn.
Sipas tij edhe familja e kolonelit e di se kush është vrasësi i Zemajt.
Haliti ka thënë se do të duhej që përgjegjësit për krime të sillen para drejtësisë.
Sipas tij mundet që rasti i Zemajt të ndërlidhet edhe me Gjykatën Speciale.
Ai ka kritikuar LDK-në se ka pasur presidentin, Ministrinë e Brendshme por nuk ka vepruar fare në drejtim të zbardhjes së vrasjeve të aktivistëve politikë të LDK-së.
Haliti ka treguar se ka dorëzuar të dhëna në prokurori në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushevcit por nuk ka ndodhur asnjë veprim nga organet e drejtësisë. /botasot/