Lajme
Edhe vëllau i Sylejman Selimit i përfshirë në privatizime, 3,058,256 metra katrorë në vlerë prej 390 mijë eurove
Për toka bujqësore, lokale e fabrika janë paguar shuma të mëdha
Selman Selimi, vëllai i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka privatizuar tokë prej 3,058,256 metra katrorë në vlerë prej 390 mijë eurove. Selimi edhe në vitin 2014 ka privatizuar një tokë tjetër në vlerë prej 164 mijë eurove. Po në vitin 2014, në emrin e Selman Selimit është privatizuar një parcelë tokë dhe një ndërtesë administrative në vlerë prej 101 mijë eurosh.