Lajme
Profesori dhe nipi i Ukshin Hotit në listë për deputet me numër 41
Profesori Arben Fetoshi është aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës.
Fetoshi ka thënë se shpreson që me 14 shkurt politika do të merr një kthesë tjetër në vend.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka treguar se PDK-ja ia ka bërë ftesën që t’i bashkohet këtij subjekti, dhe se do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ishte ftesë e PDK-së që t’i bashkohem garës dhe ekipit të profesor Hoxhaj. Unë do të jem në listën e PDK-së për zgjedhjet e 14-shkurtit. Shpresoj që simbolika e kësaj gare të reflektoj një kthesë politike”, ka thënë ai.