fbpx
Lajme

Beogradi: Pas vitit 1991, terroristët Thaçi dhe Veseli sulmuan milicinë e Serbisë (DOKUMENT)

Shteti i Serbisë ka publikuar një listë të gjatë, sipas saj me “terroristët e UÇK-së. Fletarrestet zyrtare nga Beogradi u kanë bërë jo pak problem luftëtarëve të UÇK-së, transmeton EPILOGU.

Në mesin e terroristëve shqiptar sipas shtetit gjenocidal të Serbisë janë edhe dy nga themeluesit e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Sipas fletarresteve serbe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli bashkë me bashkëluftëtarë të tjerë përgjatë viteve 1992/1993 kanë sulmuar milicinë e Serbisë ku kanë mbetur të vrarë 4 milicë ndërsa janë plagosur edhe 3 të tjerë. Në mesin e luftëtarëve përmenden edhe disa të tjerë përfshirë Jakup Nurën e të tjerë.

Në fletarrest thuhet se ata janë trajnuar në kampet ushtarake të Shqipërisë në vitin 1991 e më pastaj janë rikthyer dhe kanë organizuar sulme të armatosura ndaj milicisë së Serbisë, strukturë kjo e cila vazhdimisht e torturoi popullsinë shqiptare anekënd Kosovës.

Po ju sjellim pretendimet e Beogradit në gjuhën angleze:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close