fbpx
Lajme

AAK-ja uzurpoi 1000 metra katrorë për pullazin e partisë

Derisa PDK-ja përmes kompanive të afërta me ta ka arritur ta privatizojë objektin ku ndodhet selia e partisë nga përfundimi i luftës, AAK-ja nuk ka zgjedhur mjete për pullazin e partisë. Që nga paslufta partia e Ramush Haradinajt është e vendosur në objekt të uzurpuar. Zyra për informim e kësaj partie nuk ka dashur të japë asnjë sqarim rreth selisë. Zëdhënësi i kësaj partie ka thënë se për këtë punë duhet të kontaktohet sekretari i  partisë, Valon Tolaj. Ndërkaq, gazeta ka kontaktuar me sekretarin Tolaj, dhe megjithëqë qe ai ka premtuar se do të përgjigjet, një gjë të tillë nuk e ka bërë për disa javë.

Rina Govori, zyrtare e Kadastrës në Komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se ai objektet në Kadastrën e Prishtinës është i regjistruar në emrin e Institutit për Hulumtime Shkencore në Bujqësi, konkretisht në parcelën me numër 7433-0. Zyrtarë të këtij Instituti, i cili është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, kanë treguar se në dokumente që janë nënshkruar që nga paslufta, nuk figuron se AAK-ja paguan qira. Sipas tyre, subjekti politik i cili udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, deri në vitin 2004 kishte lidhur një kontratë për qiradhënie të këtij objekti, në vlerë prej 4 marka për metër katror dhe se kontrata ishte nënshkruar më 4 prill 2000, por nuk figuron askund se është paguar qiraja.

”Gjithnjë sipas kësaj kontrate, pra asaj që ishte valide deri në vitin 2004, në nenin 5 thuhet se qiramarrësi nuk mund të bëjë kurrfarë ndryshimi apo adaptimi të lokaleve pa pëlqimin e qiradhënësit. Sipërfaqja e një kati sipas një matjeje ajrore është 348m2 që do të thotë 3×348=1.044 m2”, thuhet në përgjigjet e Institutit drejtuar gazetës “Zëri”. Tutje në përgjigjen e Institutit thuhet se nga shikimi i këtij objekti shihet se në pjesën perëndimore ka disa shitore të hapura si në bodrum ashtu edhe në katin përdhes, por nuk dihet se a është edhe kjo pjesë e lokalit pronë e Institutit. Derisa Instituti nuk e di saktë nëse ajo është pronë e saj, shfrytëzuesit e dy lokaleve që janë të kapur për selinë e AAK-së, kanë thënë se është pronë e tyre. Në atë operojnë dy biznese “Super Viva” dhe bar-restoranti “Infinit”, të dyja janë në pronësi të Arton Bogiqit. “Dy lokalet janë tonat dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me Aleancën, i kemi që para luftës”, ka thënë njëri ndër pronarët, Arben Bogiqi. /zeri/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close