Gani Geci tregon se çka biseduan me Adem Jasharin dhe vëllaun e Thaçit kur ai doli nga burgu në 1997
Gani Geci në librin e tij “lufta pa maska” kishte treguar një rrëfim që kishte përfshirë Adem Jasharin dhe vëllaun e Hashim Thaçit z. Gani Thaçi.
Po ua sjellim një pjesë të shkëputur nga libri:
Gani Thaçi arrestohet dhe i mban tre muaj burg. Sa del nga burgu, në vitin 1997, e lajmërova Adem Jasharin dhe shkuam ta vizitojmë Ganiun në shtëpi të vet. Atë ditë kanë ardhur edhe gazetarë. Pastaj Gani Thaçi ka kërkuar të takohet me të gjithë luftëtarët në odën time, me secilin prej nesh veç e veç. Gjatë bisedës Ganiu më thotë: – Gani ruaju, se për ty policia po dijshin çdo gjë. Po dijshin se ti i ke vrarë policët në vitin 1992. Nëse të zënë ose kanë me të vra ose kanë me të denue 20 vjet burg. Për të gjitha po dijshin por edhe për të gjithë më kanë pyetur!