fbpx
Lajme

Serbi i dyshuar për krime lufte: Bashkë me Kurtin në vitin 2003 e themeluam Lëvizjen KAN (VIDEO)

Serbi, Nenad Rikalo, i cili është akuzuar se ka rrahur e maltretuar shqiptarët gjatë luftës, ka sqaruar përmes një deklarate për media të kaluarën e tij.

Ai ka shokuar me deklaratë, duke konfirmuar se pas luftës në Kosovë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit – lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë.  Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ka konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin”, ka thënë ISH ministri Rikalo, shkruan lajmi.net.

VIDEO:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close