fbpx
Lajme

Qyteti i Skenderajt ishte qyteti më i diskriminuar në Jugosllavi, shikoni statistikat

Shkruan: Fitim Salihu

Në Jugosllavi ka ekzistuar diskriminimi vertikal dhe ai horizontal. Në mes të njësive federative dhe brenda tyre.Kosova kishte vetëm 25% të GDP-së për banor në krahasim me GDP-në për banor të Jugosllavisë. Brenda Kosovës, komuna e Skënderajt kishte vetëm 35% të të ardhurave për kokë banori krahasuar me mesataren e Kosovës.Raporti mjek-banor në Mitrovicë ishte 1:1,700 dhe në Prishtinë 1:1,900, gjersa në Skënderaj ishte 1:18,300, në Klinë 1:14,100 dhe në Suharekë 1:11,300.Sa më shumë rezistencë që kishte pasur në një krahinë kosovare në fund të Luftës së Dytë Botërore, aq më e prapambetur ishte lënë nga shteti jugosllav ajo krahinë. Një regjim që mori pushtetin me gojën plot egalitarizëm, prodhoi ndër pabarazitë dhe diskriminimet më të thella ekonomike, sociale dhe etnike.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close