fbpx
Lajme

Sami Lushtaku e Ilaz Kodra në 1993 sulmuan milicinë serbe, mbetën të vrarë Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq

Më 22 maj të vitit 1993, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Besim Rama, Rafet Rama, Jakup Nura dhe Fadil Kodra, të armatosur me pushkë automatike, kanë zënë pritë në afërsi të rrugës në kalimin hekurudhor në hyrje të Drenasit, nga ku rreth orës 22.40 minuta kanë hapur zjarr me rafal kundër milicëve të ndërrimit të tretë të MUP-it serb, në Drenas, mbi veturën zyrtare të policies, me ç’rast janë vrarë policët Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq, kurse lëndime të rënda trupore kanë marrë policët Zoran Iliq dhe Sinisha Mirosavleviq, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë policët Bojan Mladenoviq, Miroljub Milenkoviq dhe Predrag Perishiq.

Policët e MUP-it të Serbisë, Safet Gashi dhe Sinan Stefanoviq nuk kanë pësuar lëndime. Ky sulm i armatosur kundër nëntë policëve serbë, të cilët për çdo ditë maltretonin dhe përdhunonin shqiptarët në Drenicë, po i ngjallte shpresat e popullatës liridashëse, e cila tashmë ishte bindur se lufta për çlirimin e Kosovës nuk do të vononte.
Para dhe pas këtij sulmi, Ilaz Kodra ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarët e legjendarit Adem Jashari, së bashku me të ka jetuar ilegalisht dhe ka marrë pjesë në aksione të ndryshme kundër policisë serbe në Drenicë, Mitrovicë, Pejë Dukagjin e gjetkë./radiokosovaelire/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close