fbpx
Lajme

Vuçiq i kishte thënë Thaçit në dialog se ne të kemi kërkuar për të vrarë gjatë luftës

Presidenti serb Vuçiq i kishte thënë Kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi gjatë dialogut në Bruksel se ne të kemi kërkuar për të vrarë gjatë luftës, nërsa Thaçi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se s’ke pasur mundësi të më kërkosh sepse unë kam qenë në shtetin tim në Kosovë ndërsa ti nuk ke qenë këtu dhe në front të luftës, por ne e kemi fituar luftën.

Këto biseda i kishte pranuar Thaçi në emisionin Oxygen të Besim Dinës duke treguar për prapaskenat e dialogut.

Pavarësisht se ish Kryeministri dhe Presidenti Hashim Thaçi nuk kishte treguar asnjëherë detaje për tensionet brenda bisedimeve në Bruksel, duket se vite më parë kishte tension të madh gjatë bisedimeve.

Po ju sjellim raportimin e Gazetarit dhe analistit britanik, Tim Judah:

Kryeministri serb, Ivica Dacic gjatë bisedimeve (të mëhershme) për Kosovën në Bruksel shumë shpesh është larguar nga takimi që të shkëmbente SMS me Aleksandar Vucicin, zv/kryeministrin e parë të Serbisë. Sipas burimeve mirë të informuara, Vucic i thoshte Dacicit përmes SMS-ve që pas përmbylljes së marrëveshjes ka për qëllim ta rrëzojë Qeverinë, që do të thoshte se edhe do t’ia tregonte vendin”, shkruan analisti britanik, Tim Judah për britaniken “The Economist”.

Judah shkruan se kjo ka qenë arsye për shkak të cilës zyrtarët e BE-së kanë insistuar që Vucic të jetë i pranishëm në bisedimet e djeshme (e martë).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close