fbpx
Lajme

Nënkoloneli shqiptar: Zahir Pajaziti u arrestua në Shqipëri, por intervenoi i afërmi i Rugovës dhe u lirua

Sokol Poga, nga dega e OVL-së së UÇK-së në Tiranë ka folur rreth pretendimeve të arrestimeve të Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Ai ka thënë se Adem Jashari nuk është arrestuar asnjëherë nga Shqipëria.

Ka thënë se Zahir Pajaziti është arrestuar dhe kishte qëndruar në paraburgim në Shqipëri.

Poga ka thënë se Adem Jashari, ishte person këmbëngulës dhe njëri që fliste pak.

“Ishte njëri këmbëngulës fliste pak por shumë i vendosur. Kishte dy gjëra themelore, pyetja e parë ishte nëse Kosova do hyjë në luftë çfarë roli do të kishte Shqipëria. Nuk kishin shumë çfarë të thoshim për këtë çështje. Dhe pyetja tjetër ishte se cila do të ishte rruga e furnizimit me armë të veçanta sidomos”, ka deklaruar ai për TV Dukagjinin.

Poga ka thënë se Jashari nuk ishte arrestuar asnjëherë, por që Pajaziti ishte arrestuar. Thotë se ishte lëshuar udhë për intervisitimin e kosovarëve se kush janë dhe çfarë kanë bërë në Shqipëri.

Ka deklaruar se Pajaziti kishte qëndruar për 1 muaj në paraburgim dhe se aty ai dyshon se është lodhur psiqikisht.

“Adem Jashari nuk është arrestuar asnjëherë në Shqipëri. Zahir Pajaziti është arrestuar në Shqipëri, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti nuk u njihte siç njihet sot në Kosovë dhe Shqipëri”.

“Ishte lëshuar një urdhër të gjithë kosovarët të intervistohen nga policia dhe të pyeten se kush janë çfarë bëjnë, ku shkojnë dhe të tjera. Merret Zahir Pajazit dhe futet në degën e brendshme në Kukës. Prezantohet dhe nuk merret parasysh dhe qëndron aty gati për 1 muaj. Flitet dhe unë besojë se e kanë lodhur psiqikisht, në hetuesin ka pasur një qëndrim burrnor dhe kishte thënë se me këto bomba nuk do qëndrojë në Shqipëri, por do shkojë në Kosovë, megjithatë kishte qëndruar në burg”.

“U intervenua nga Kosova më duket se kishte qenë dikush nga Ibrahim Rugova dhe u lirua, kjo çështje është qartë”, ka deklaruar, Poga.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close