fbpx
Lajme

Sveçla krenohet me rrahjen e një invalidi të UÇK-së, por për plumbat në Veri nuk reagoi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për rastin e Faik Fazliut, teksa i njëjti është sulmuar nga zyrtarët policor gjatë arrestimit mbrëmë në Prizren. Para pak javësh në Veriun e Mitrovicës gjuajtën me plumba dhe pastaj edhe me fishekzjarre dhe asnjë serb nuk është arrestuar nga Xhelal Sveçla.

Sveçla i doli në mbrojtje policëve teksa tha se ka mbaruar koha kur ata sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”, shkruan Indeksonline.

“Sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa.

Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët”.

Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë”.

Stop sjelljeve banditeske. Askush mbi ligjin!”, shkroi ai./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close