fbpx
Lajme

Faik Fazliu: Në kafiç nuk isha me gruan e Albanit, por me gruan time

Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiu, ministres së Drejtësisë, dje ka ofenduar rëndë veteranin Faik Fazliun, duke quajtur ‘’kurvar’’ të kafeneve të natës.

“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar invalidi i luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, i cili e quan idiot burrin e Albulena Haxhiut.

“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, tha Fazliu Frontal të T7.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se “unë në kafiç nuk isha me gruan e Albanit, por me gruan time”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close