fbpx
Lajme

Isha duke fjetur me gruan time, erdhi Kadri Veseli tha zgjohuni se nën krevatin tuaj i kemi armët

Dy dekada pas luftës në Kosovë, ndërsa ish-drejtuesit e UÇK-së ndodhen në Hagë, gjurmët tyre janë të paprekura në bazat ku ata strehoheshin, në shtëpitë shqiptare në zonën e Hasit. Veshjet ushtarake që ata përdornin, fishekë plumbash, tunele që shërbenin si depo armatimesh, janë aty.

Por asnjë dëshmi nuk vjen prej andej që konfirmon akuzat që tregojnë mbi ish-gjeneralët. Vlaheni është 40 kilometra larg qytetit të Kukësit dhe 3 kilometra larg kufirit me Kosovën. Në katin e tretë ndodhen ende veshjet ushtarake të luftëtarëve të UCK, veshjet dhe një arkë fishekësh.

Një shtëpi trekatëshe ka qenë një nga bazat e UÇK për gati 15 muaj, aty vinin dhe ikin, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Banorët që i pritën e u kujdesën për ta rrëfejnë për “ABC”-në se si transportonin armët e municionet me kuaj për në kufi deri në pikën ku të tjerë luftëtarë prisnin furnizimet.

Një banor tregoi se në një moment ishin duke fjetur me bashkëshorten e tij kur ka ardhur Kadri Veseli dhe ju ka thënë “zgjohuni se nën krevatin tuaj i kemi armët dhe duhet t’i marrim”. Ai ishte befasuar se poshtë krevatit të tij kishte armë; granata e armatim nga më të ndryshimet. Ai shprehet se edhe sot nëse kërkojmë mund të gjejmë aty ndonjë fishek.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=ZNJrqJMp2nA

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close