Kur ambasadorja raportonte se “përkrahja e dhënë për VV-në binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”
Që nga viti 2005, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka organizuar protesta të shumta për kauza të ndryshme. Shumicën e rasteve, protestat janë manifestuar me akte të dhunës dhe dëmtim të pronës.
Ndër vite, ndonëse kanë ndryshuar shpesh herë në qëndrime, lëvizja e Kurtit në mënyrë konsistente ka përdorur mjete të dhunshme për të manifestuar pakënaqësitë, shkruan Indeksonline.
Madje në një analizë që Departamenti i Shtetit Amerikan ia ka bërë figurës së Kurtit, e paraqesin atë si një rrezik dhe faktor afatgjatë të destabilizimit të Kosovës.
Ky paralajmërim ishte bërë në vitin 2007 nga ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kajdanov, e cila tash është njeriu kryesor në administratën amerikane në luftën kundër terrorizmit në botë, shkruan Indeksonline.
Në raportin e zbardhur nga Wikileaks (http://goo.gl/VhCwi3) të 2007-së thuhet se konferenca për shtyp e Albin Kurtit demonstron se ai do të vazhdojë të kundërshtojë Kosovën dhe autoritetet ndërkombëtare dhe të flakë emocionet e kosovarëve që mund të jenë bërë të padurueshëm me procesin e statusit final.
“Veprimet e tija të kaluara janë të dëshmuara jo vetëm si të rrezikshme por edhe vdekjeprurëse dhe ai po premton se do të jetë edhe në të ardhmen forcë destabilizuese në Kosovë”, thuhet në këtë raport të shkruar nga ish ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kajdanov.
Ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow po bashkëpunonte në mars 2007 me qeverinë e Agim Çekut që të mbetej në burg sa më gjatë lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Kështu thuhet në njërin prej kabllogrameve të Wikileaks të zbardhur nga mediat kosovare.
Sic raporton Indeksonline, më 5 mars 2007, Kaidanow ka raportuar tek Departamenti Amerikan i Shtetit për protestën e lëvizjes së Kurtit të 3 marsit. Fillimisht, ajo thotë se protesta e 3 marsit shkoi e qetë, në dallim nga ajo e përgjakshmja më 10 shkurt, dhe kjo “falë faktit që Kurti zjarrëndezësi i Lëvizjes gjendej në burg dhe falë faktit që institucionet kosovare dhe Zyra Amerikane dhanë mesazhin se përkrahja e dhënë për “Vetëvendosje” binte në kundërshtim me të ardhmen e Kosovës”.
https://wikileaks.org/plusd/cables/07PRISTINA453_a.html?fbclid=IwAR1jehAOQchJgCidqqPzdwVo3v3odDoA2djQ1Xl3dtlcBkEy_KE6V7_pug0 LINKUN pika 7