Azem Syla e Vidosav Novakoviq shpronësuan toka në vlerë milionëshe
Insajderi ka zbuluar se të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personave janë Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq, Vukashin Steviq nga Llapnasela.
Bashkëpunëtori kryesor i Azem Sylës, në shpronësimin e dhjetëra hektarëve tokë të shtetit, ka punuar për 17 vjet si polic i Serbisë në Prishtinë, ka zbuluar Insajderi.
Vidosav Novakoviq, i njohur si Nesha, dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikuara ka bartur tokat e ndërmarrjes KBI “Kosova Export” në emra të serbëve. Pas kësaj, ato prona dyshohet se me anë të vendimeve të paligjshme gjyqësore janë bartur në emra të pronarëve shqiptarë.
Ish-polici i Serbisë ka punuar në stacionin policor në lagjen Dardania në Prishtinë.
Insajderi ka zbuluar se të dyshuarit kryesor në këtë rast që përbëhet prej 51 personash janë: Azem Syla, Shaban Syla, Ilaz Syla – djali i Shaban Sylës, Arton Vila, shofer i Azem Sylës, ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, Tefik Uka – axha i Nuhi Ukës që ka punuar referent në Gjykatë, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, avokati Eduard Gashi, avokati Mexhid Syla, avokati Avni Naxhuni, bashkëshortja e tij, Shqipe Maxhuni, Hajrullah Berisha, Dragan Maksimoviq dhe Vukashin Steviq nga Llapnasela.
Steviq dyshohet se ka qenë ndërmjetës mes Shaban Sylës dhe ish-policit Vidosav Novakoviq – Nesha. Pasuria e Neshës aktualisht peshon miliona euro falë bashkëpunimit me Azem Sylën.
Insajderi ka zbuluar se pronat e KBI “Kosova Export” janë shpronësuar nga njerëzit e Nazim Bllacës. Insajderi ka mësuar se si dhjetëra hektarë tokë në Llapllasellë pas vdekjes së Lubica Simiq ishin përvetësuar nga të dyshuarit. Shaban Syla ishte shfaqur si person autorizuar i Kruna Blagojevicit, trashëgimtarë ligjor i pronës së Simiq. kishte qenë Shaban Syla. Bartja e pronës tek personi i autorizuar Shaban Syla ishte bërë me vendim të Nuhi Ukës./Insajderi.com